Fier – Ditan Lalaj 33 vjeçar nga Frakulla e Vogël i ka dhënë fund jetës në Gjermani dhe shkaku sipas familjarëve ka qënë mospagesa prej pronarëve për punën e kryer që ai kishte kryer.

Shtëpia e Fitim Lalaj ka hapur dyert e mortit në Frakull të Vogël.
Fëmija i tij i vetëm Dritani 33 vjeçar i ka dhën fund jetës në Gjermani. Mes lotësh babai tregon se djali kish tentuat edhe një herë tjetër duke u vetqëlluar me thikë, shkaku vonesat në pagesë nga punëdhënësit, por babait i kish thënë që muk do ta bënte më.

Kushtet tepër të vështira ekonomike, pasi ishte fëmija i tij i vetëm dhe gruaja i kish vdekur 4 vjet më parë  bëri dokumentet e mori vizë në ambasadën Gjermani afro 3 muaj më parë, emigrant i rregullt me vizë pune, thanë familjarët.

Img 20241102 Wa00336566712116087902799

Një i afërt i tij pohonë se duhen 25 mijë euro për prurjen e trupit por duhet edhe ndihma jone, na thanë disa shqiptarë të shoqatave e grupimeve të ndryshme  në Gjermani

Në kushte të varfërisë ekstreme babai i 33 vjeçarit kërkon ndërhyrjen e shtetit plr të sjellë trupin e djalit në familje që të kryejë ceremoninë mortore

Familja e Fitim Lalaj në Frakull të Vogël jeton më kushte ekstreme dhe kjo dukej shumë qartë nga banesa dhe ambientet e saj të brendëshme edhe pse mes lotësh i jati i 33 vjeçarit tha shtëpi pa dorë gruaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts