Fier – 30 puntorë të ndërrmarjes së Pastrim në bashkinë Fier sektori i fshatrave protestojnë për rritje page. Administrata për veten e tyre e rriti pagën ne akoma marrim 40 mijë lekë.

Puntorët janë të irituar sepse pohojnë se nga 22 ditë punë ata punojnë 26 dite, leje të zakonshme nuk kryejnë sepse kanë mungesë të fuqisë puntore.

Kemi të sëmurë, sëmuremi edhe vet, mjete te mekanizuara nuk ka, ngarkojmë e shkarkojmë me krahë, puntorë të rinjë vijnë punojnë disa ditë e ikin sepse nuk e përballojnë dotë. I kemi thënë drejtuesit ton e ai na ka thënë do ta shikojmë.

30 puntorët e pastrim të sektorit të fshatrave në bashkinë Fier janë të vendosur që nëse nuk u rritet rroga do bojkotojnë punën

Reagon bashkia Fier

Bashkia Fier sqaron në lidhje me pretendimet e një grupi punonjësish për rritje page, duke iu referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 326, datë 31.05.2023. Ky vendim përcakton në mënyrë të qartë klasifikimin dhe pagën për 14 kategori pozicionesh pune, ku për secilin pozicion është përcaktuar klasa e pagës specifike.

Sipas kësaj VKM-je, paga për punonjësit e shërbimit në ndërmarrjet e bashkisë është e përcaktuar në klasat e pagës I dhe II, me vlerën 40,000 lekë dhe 41,000 lekë. Kësaj page bazë i shtohet edhe përfitimi i vjetërsisë në punë, i cili përllogaritet si 1% e pagës bazë për çdo vit pune, deri në një maksimum prej 25 vitesh.

Në këto kushte, klasa e pagës dhe shtesa për vjetërsinë përcaktohen qartë nga VKM, duke mos lënë hapësirë për interpretim.

Bashkia Fier
18 Nëntor 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts